Angli

Nuk ka garanci me trajnerin e ri, Ronaldo mes rikthimit në vendlindje dhe Italisë

E ardhmja e Cristiano Roaldos mbetet në udhëkryq teksa sulmuesi portugez ka paqartësi rreth pozicionit që do të ketë në skuadrën e Manchester United pas zyrtarizimit të trajnerit Erik ten Hag. Holandezi kërkon të investojë tek të rinjtë dhe të aplikojë një lojë e cila bazohet tek skuadra dhe jo individi.

Në këtë formë, lojtari që në sezonin e fundit shënoi plot 24 gola po mendon të ndryshojë ambient dhe në Itali e shohin të ardhmen e 37-vjeçarit të lidhur me Romën. Portugezi ruan një marrëdhënie optimale me trajnerin Jose Mourinho dhe e konsideron serizisht rikthimin në Serie A pas aventurës së kaluar me Juventusin.

Ndërkaq, një tjetër opsion për Ronaldon është edhe rikthimi në vendlindje. Sportingu i Lisbonës ëndërron të rikthejë në shtëpi djaloshin që e rriti dhe e promovoi në sallonet e mëdha të futbollit Europian. Ronaldo shpeshherë e ka deklaruar se do të rikthehet një ditë te Sportingu megjithatë mbetet për t’u kuptuar nëse ajo ditë ka ardhur pasi portugezi gjithnjë ka pretenduar se do të luajë në nivele të larta deri në moshën 40-vjeçare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency