Nuk ka mahnitur veç Milanin, “ylli” i Benficas “josh” Realin dhe “Ujqit” anglezë
Enzo Fernandez rikthehet sërish në qendër të vëmendjes në merkato. Mesfushori argjentinas, 21 vjeç, pasi kishte spikatur në vendlindje me River Plate, u ble nga Benfica dhe vazhdon të dhurojë paraqitje të mira.
Së fundmi raportohet se janë tre klube që e pëlqejnë mesfushorin e blerë nga klubi portugez për shumën e 12 milionë eurove. Një prej tyre është Milani, që u lakua si destinacion për mesfushorin edhe gjatë kësaj vere.
Problemet e pronësisë që patën kuqezinjtë e sfumuan si pistë, por tani rikthehet sërish. “Defensa Central” shkruan se Milani rivalizon për Fernandez edhe me Real Madrid dhe Wolverhampton. Këta të fundit shquhen për lidhjet e forta në Portugali.



