Formula 1

“Nuk ka makinë më të mirë për të garuar”, Ferrari rinovon me pilotin spanjoll

Rinovim te Ferrari. Skuderia e famshme italiane e Formula 1 ka zgjatur bashkëpunimin me dy vite të tjera me Carlos Sainz. 27-vjeçari spanjoll ka firmosur deri në 2024 me “kokëkuqen”.

Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën time me skuderinë Ferrari. Gjithmonë kam thënë se nuk ka ekip më të mirë të Formula 1 për të garuar. Pas më shumë se një viti këtu mund ta konfirmoj që të përfaqësosh Ferrarin është një mundësi unike dhe e pakrahasueshme.

Sezoni im i parë në Maranello ishte solid dhe konstruktiv, kemi ecur të gjithë përpara së bashku. Ndjej se kam besim të madh te vetja dhe mund të bëj më të mirën për t’u dhënë kënaqësi tifozëve tanë.

F1-75 po rezulton të jetë makinë shumë konkurruese dhe kjo mund të më mundësojë të ndjek objektivat e mia në pistë, duke filluar me fitoren time të parë në Formula 1”, deklaroi Sainz pas firmës në kontratë.

Kampionati kryesohet nga Charles Leclerc (Ferrari) me 71 pikë. Në vend të dytë renditet George Russell (Mercedes) me 37 pikë, teksa podi kompletohet nga Carlos Sainz (Ferrari) me 33 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency