Nuk ka paqe në familjen Nainggolan, Claudia Lai nis kimioterapinë
Nuk ka qetësi në familjen e Nainggolan, pasi mesfushori është nxjerrë jashtë planeve të Interit dhe duhet të gjejë një sistemim tjetër, ndërsa bashkëshortja e tij, Claudia Lai ka ndarë në rrjetet sociale një problem shëndetësor mjaft shqetësues.
Nëpërmjet një postimi të mëngjesit të sotëm, Claudia tregoi se do të nisë një betejë të fortë për jetën, pasi do të’u nënshtrohet seancave torturuese të kimioterapisë.
“Kam shpresuar që kjo di të të vijë sa më vonë, por nuk ka qenë kështu, pasi ditët kanë fluturuar dhe bashkë me to, edhe alegria ime. Nga sot do të nis një tjetër rrugëtim të jetës time… Kimioterapinë. Kush vinte bast se Claudia nuk do të kishte ndonjëherë frikë… frikë është pak të thuash. Pas shumë kovave me lot të derdhur, tani është koha që të luftoj këtë bishë të shëmtuar. Dua të falënderoj familjen dhe të gjithë miqtë e mi që më kanë qëndruar pranë gjatë këtij muaji pushimi, duke më ndihmuar të kaloj sa më mirë dhe të rikuperoj energjitë për betejën e radhës. Fat të mbarë për mua dhe të gjithë ata që jetojnë me të njëjtin ankth”, tha ndër të tjera Claudia Lai në rrjetet sociale.



