Angli

Nuk ka rinovuar me City-n, Jesus mund të përfundojë në Itali

E ardhmja e sulmuesit brazilian të Mancheter City-t, Gabriel Jesus mbetet e pasigurt, pasi negociatat për rinovimin e kontratës mes tij dhe klubit ende nuk kanë nisur.

Autori i 11 golave dhe 12 asists në sezonin 2021-2022 ka nisur që të shqyrtojë mundësitë e tjera. Kontrata aktuale e Jesus me “Citizens” skadon në vitin 2023 dhe nëse marrëveshja për vazhdimin nuk gjendet deri në fund të sezonit, sulmuesi do të përfundonte në merkato këtë verë.

25-vjeçari e ka bërë të qartë preferëncën e tij kur deklaroi “provoni një kampionat të ri duke i dhënë lamtumirën Premier League”.

Juventusi ka qenë vigjilent ndaj tij, mes shumë klubeve të interesuara në Evropë, por Interi po kërkon gjithashtu një përforcim më një sulmues që ka këto karakteristika.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency