Kombëtare

Nuk ka surpriza, Reja zbulon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Polonisë

Kombëtarja Shqiptare e futbollit do të përballet me Poloninë në Varshavë, në sfidën e vlefshme për grupin I të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022, ndërsa trajneri Edi Reja ka ndarë mendjen edhe për 11-shen kuqezi që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Është konfirmuar plotësisht formacioni që kishte paralajmëruar Supersport një ditë më parë, me Etrit Berishën që do të luajë në portë, me shiritin e kapitenit në krah, ndërsa treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli.

Në krah do të luajnë Hysaj nga e djathta dhe Lorenc Trashi nga e majta, me Abrashin, Baren e Gjasulën në mesfushë dhe Manajn e Cikalleshin në majë të sulmit.

Sfida Poloni-Shqipëri do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohen live në ekranin e Supersport 2, ku nuk do të mungojë as emisioni “Kuqezi” me moderatorin Andi Deçka, që do të përcjellë të rejat më të fundit prej orës 20:00 dhe intervistat e protagonistëve pas përfundimit të takimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency