Futboll

Nuk luan prej dhjetorit, por Yaya Toure nuk ka ndërmend të tërhiqet

Eshtë 35 vjeç, për momentin pa ekip, dhe nuk e mendon aspak të tërhiqet. Yaya Toure i ka të qarta idetë, teksa në një intervistë së fundmi deklaroi se nuk ka ardhur ende koha për të varur këpucët në gozhdë.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë u largua në dhjetor nga Olympiacos dhe që atëherë nuk luan, por u shpreh se po merr kohën e nevojshme për të zgjedhur destinacionin e radhës, që, sipas tij do të jetë në SHBA, Lindjen e Mesme ose ne Azi. Toure shtoi se synon të luajë në futbollin profesionist edhe për 2-3 sezone dhe më pas t’i jape fund karrierës së tij si lojtar prej më shumë se 20 vjetësh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency