Premier League

Nuk luan te Liverpooli, Clyne pëlqehet nga Ranieri!

Trajneri i Fulham, Claudio Ranieri shpreson të bindë Liverpoolin në mënyrë që të transferojë në “Craven Cottage”, mbrojtësin Nathaniel Clyne në janar. 27-vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësira në “Anfield Road”, pasi trajneri Jurgen Klopp preferon Alexander-Arnold apo Joe Gomez në krahun e djathtë të mbrojtjes. Këtë situatë kërkon ta shfrytëzojë tekniku italian, i cili kërkon ta marrë ish-lojtarin e Southampon në formë huazimi. Për Clyne interesohet edhe skuadra e Cardiff, ndërsa ende nuk dihet qëndrimi i Liverpool, nëse kërkon të heqë dorë përkohësisht nga shërbimet e mbrojtësit apo jo.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency