Futboll

Nuk mori licencën e përdorimit, FIFA i ndryshon emrin Juventusit

Të gjithë të pasionuarit e lojës FIFA në Play Station nuk duhet të lodhen më kot për të gjetur skuadrën e Juventusit, pasi nuk u arrit marrëveshja për përdorimin e emrit.

Pikërisht për këtë arsye, FIFA ka vendosur që të përdorë emrin Piemonte Calcio, por me futbollistët e klubit të Juventusit, ndaj të gjithë fansat bardhezi, do të duhet të kërkojnë me këtë emër, që të luajnë me skuadrën e zemrës.

Në fakt përdorimi i emrit Juventusi nuk u lejua nga Pro Evolution Soccer, që ka ekskluzivitetin për skuadrën bardhezi, por natyrisht që nuk bllokon krijimin e skuadrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency