Angli

Nuk ndalet Nottingham Forest, huazon mbrojtësin e Atletico Madrid

Nottingham Forest nuk njeh kufi në merkaton verore dhe tani ka zyrtarizuar transferimin e 18-të. Renan Lodi është lojtari më i ri i klubit legjendar anglez. 24-vjeçari do të jetë në formën e huazimit për këtë sezon, me opsionin e blerjes në fundin e tij për shifrën e 30 milionë eurove.

Braziliani vjen nga Atletico Madrid dhe në sezonin e fundit në La Liga mbrojtësi luajti 29 ndeshje dhe shënoi 2 gola. Hapin e madh në karrierë Lodi e bëri në vitin 2019, me transferimin e tij në Spanjë, ndërsa me Atletico Madrid lojtari fitoi dhe titullin kampion të La Ligës.

Klubi Anglez është i dyti përsa i përket shumës së shpenzuar në këtë merkato verore, me Chelsea që mban vendin e parë. Nottingham deri tani ka grumbulluar katër pikë në katër ndeshje, ndërsa në sfidën e fundit u mundën me rezultatin 0-2 nga Tottenham.

Ndërkohë debutimin me skuadrën e Nottingham Forest, Renan Lodi mund ta bëjë në sfidën e radhës në transfertë përball Man City.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency