Nuk ndodhte prej 6 vitesh, De Gea nderon Manchester United
Manchester United nuk ka pasur vazhdimësinë e duhur të rezultateve në këtë sezon dhe pavarësisht dy fitoreve të fundit, sërish në renditjen e Premier League nuk është ngjitur më shumë se vendi i katërt.
Por, për Djajtë e Kuq sezoni mund të kishte rezultuar edhe më negativ nëse nuk do të kishte qenë për portierin David De Gea, me spanjollin që në këtë sezon duket sikur është rikthyer të jetë versioni i tij më i mirë ndërsa në muajin janar ka kompletuar 22 pritje vendimtare.
Sigurisht, performancat e gardianit nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe së fundmi, 31-vjeçari është shpallur edhe lojtari më i mirë Ii kampionatit për muajin janar. Ndërkohë, për De Gean ndjesia duhet të jetë speciale duke qenë se që një portier nuk shpallej më i dalluari i një muaji prej gjashtë vitesh teksa i fundit që e kishte fituar këtë çmim ka qenë Fraser Forster me fanellën e Southampton.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



