Nuk përballoi presionin, Postecoglu dorëhiqet nga posti i trajnerit të Australisë
Australia duhet të gjejë trajner të ri për finalet e Botërorit. Vetëm një javë pas suksesit ndaj Hondurasit në play off, që u dha mundësinë “Socceros” të siguronin një biletë për në “Rusi 2018”, vjen dorëhqja e papritur e Ange Postecoglou.
“Ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë. Ka qenë privilegj për mua drejtimi i kombëtares së vendit tim. Por kjo arritje më ka kushtuar impenjim maksimal në aspektin personal dhe profesional. Kam investuar në këtë detyrë gjithçka kam mundur, duke e ditur se sa e rëndësishme ishte kjo përiudhë për futbollin australian. Më vjen vërtet shumë keq që duhet t’i jap fund këtij udhëtimi. E ndiej që është momenti i duhur për t’ia kaluar këtë përgjegjësi dikujt tjetër, me energji të reja. U detyrohem shumë tifozëve dhe Federatës.
Në drejtimin e Postecoglu, që ishte i pari trajner australian që i kualifikoi “Socceros” në Botëror, Përfaqësueja e “Kangurëve” arriti të fitonte edhe Kupën e Azisë në 2015-ën.



