La Liga

“Nuk përgatitej fare për ndeshjet”, Pjanic nxjerr zbuluar ish-trajnerin e Barcelonës: Zero ide!

Në merkaton e fundit, Miralem Pjanic la Barcelonën për t’u transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe ku tashmë përfaqëson klubin e Al-Sharjah. Megjithatë, mesfushorit duket se ende nuk e ka harruar periudhën e tij të errët te katalanasit teksa së fundmi shprehet se është penalizuar nga ish-trajneri i blaugranave, Ronald Koeman. Pjanic thekson se holandezi nuk kishte ide dhe se nuk e përgatiste siç duhej skuadrën para ndeshjeve ndërsa nuk ngurron të vlerësojë Xavi Hernandez.

“U surprizova shumë nga metodat e stërvitjes me Ronald Koeman, ato zgjasnin shumë pak dhe nuk ishin intensive. Nuk kishte taktikë dhe as ide, ai nuk i përgatiste fare ndeshjet. Me Xavin shoh që skuadra ka ndryshuar, stërvitjet kanë më shumë ritëm. Përveç kësaj, Xavi ishte shumë i drejtpërdrejtë me lojtarët dhe na e bëri të qartë se në fushë duhej të vraponim shumë.

Keqardhja imë më e madhe për aventurën te Barcelona është se nuk arrita të shprehja futbollin tim, kisha një periudhë të keqe me Koeman dhe ndaj shkova në huazim te Besiktas. Ndërsa me Xavon marrëdhënia ishte fenomenale, tashmë kuptohet edhe nga mënyra si skuadra shfaqet në fushë”, shprehet Pjanic.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency