Premier League

Nuk përmbahet Kyle Walker, thyen karantinën e feston me prostituta

Kyle Walker bëhet protagonist i një skandali të madh në Angli. Futbollisti i Manchester City theu rregullin e karantinimit për t’u argëtuar në një festë seksuale me një mikun e tij dhe në shoqërinë e dy prostitutave, lajm që u publikua nga e tabloidi britanik “The Sun.

Zemërimin te tifozët e shkaktoi fakti që një ditë më pas, Walker, nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, u dërgoi një mesazh për të qëndruar në shtëpi, për të evituar përhapjen e Covid-19

Njëra prej të ftuarave në këtë festë të dëshmoi se Ëalker e ftoi për kryerjen e marrëdhënieve intime për 3 orë. Nuk është hera e parë që futbollisti i Citizens shkakton indinjatë në radhët e tifozëve për sjelljen e tij gjatë kësaj periudhe izolimi. Në fund të muajit mars, Walker së bashku me kolegë të tij si Dele Alli, Riyad Mahres, James Maddison e Ben Chilëell u panë në disa lokale nate të Londrës, ndërkohë që Koronavirusi po avanaconte me ritme shumë të shpejta në Britaninë e Madhe.

Mesazhi i Walker para skandalit:

https://www.instagram.com/p/B-SBZ–B_9g/

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency