Merkato

Nuk përshtatet me Mourinhon, Pogba drejt Realit të Madridit

Zërat për një largim të mundshëm të Paul Pogba në fund të sezonit nga Manchester United nuk dinë të ndalen, madje bazuar mbi detajet e reja që zbulojnë mediat angleze situata paraqitet aq e tenisonuar sa të dy nuk mund të qëndorjnë më në të njëjtin ekip, duke bërë që klubet e mëdha europiane të fërkojnë duart për shërbimet e Pogbas, duke qenë se kontrata e Mourinhos parashikon qëndrimin e tij në “Old Trafford” deri në vitin 2022.  Marrëdhënia e krisur mes francezit Pogba dhe trajnerit Mourinho projekton largimin e 24-vjeçarit, që tashmë është kthyer në një çështje te “Djajtë e Kuq”.

Janë pikërisht mënyrat taktike dhe teknike të Mourinhos që Pogba i konsideron si “skarco”, që e kanë bindur këtë të fundit të kërkojë largimin në fund të sezonit. Siç raporton “The Sun”, francezi kërkon që të luajë i pozicionur më afër portës, ndërkohë që “The Special One” nuk është i kënaqur me performancën e mesfushorit dhe lënia e tij jashtë si titullar për sfidën e Championsit me Sevillan duket se i vuri vulën prishjes definitive të raportit mes tyre. Situata komplikohet edhe më shume jashtë fushës, ku sië raporton “Daily Mail” sheh të përfshirë në konflikt edhe menaxherët respektivë të tyre, Mino Raiola dhe Jorge Mendes.

Një tentativë e Mendes për t’i marrë Raiolës lojtarin Pogba ka precipituar situatën, duke sjellë më afër se kurrë transferimin e këtij francezit në Madrid në fund të sezonit. Gjithmonë referuar tabloidëve anglezë, drejtuesit e United kanë piketuar tashmë zëvendësuesin e Pogbas. Ai është Jean Michel Seri, lojtar i Nicës, njëherazi ish-objektiv i Barcelonës. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën  e tij të largimit nga klubi francez që kap shifrën e 40 milionë dollarëve, duke e quajtur tashmë transferimin e ish-lojtarit të Juventusit në “Santiago Bernabeu” thuajse një çështje të mbyllur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency