Merkato

Nuk po bind Juven, Cancelo drejt Anglisë!

Sezoni i Joao Cancelos te Juventus nuk ishte në lartësinë e duhur dhe krahas kësaj raportet e portugezit me Allegrin nuk janë të mira çka e shtyjnë atë drejt një largimi të bujshëm në verë. Agjenti i tij i famshëm, Jorge Mendes ka nisur bisedimet e para me Manchester United për një transferim te “Djajtë e Kuq” të cilët kanë nevojë për një mbrojtës krahu me eksperiencën e Cancelos. Një operacion i tillë nuk do të jetë i lehtë pasi bardhezinjtë shpenzuan 40 milionë euro për ta blerë në verë dhe vetëm një ofertë mbi 50 milionë euro mund të bindë Agnellin të privohet nga Cancelo.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency