“Nuk po e mbante dot… ”, Nagelsmann zbulon zëvendësimin e Benjamin Pavard
Bayern Munchen fitoi 4-0 kundër Wolfsburg mbrëmjen e djeshme dhe vazhdon të marshojë drejt titullit të 32-të në Gjermani. Në minutën e 85-të u regjistrua një episod interesant.
Benjamin Pavard kërkoi ndërrim dhe Julian Nagelsmann aktivizoi 19-vjeçarin Malik Tillman në vend të lojtarit francez, edhe pse kishte në plan të nxirrte Musialën nga fusha.
Trajneri i ekipit bavarez shpjegoi të vërtetën e atij ndërrimi të detyruar. “Benjamin u afrua te pankina dhe më tha në frëngjisht se duhet të shkonte në tualet. Ose të paktën kështu m’u duk mua.
U rikthye të luajë edhe 15 sekonda dhe pas 2-3 pasimeve, kur topi ishte në anën tjetër të fushës, ai vrapoi drejt dhomave të zhveshjes. Kur e pashë që nuk po rikthehej më, i kërkova gjyqtarit të katërt të ndërronim zëvendësimin.
Për fat shkoi më mirë ashtu”, deklaroi Nagelsmann, pasi Musiala qëndroi në fushë dhe dhuroi asistin e golit të katërt për Robert Lewandowskin në minutën e 87-të.



