Nuk po rinovon me Fiorentinën, Badelj pranë Valencias
Nuk ndalen zërat rreth Milan Badelj. Fantazisti kroat është në qendër të projektit të Piolit te Fiorentina por çuditërisht ende nuk po rinovon kontratën që i skadon në fund të sezonit aktual. Janë shumë ekipe që duan të përfitojnë nga kjo situatë dhe Valencia është një prej tyre por që po insiston më shumë. Badelj do të ishte shumë i rëndësishëm për trajnerin Marcelino ndaj dhe negociatat mes tyre kanë nisur prej javësh dhe në janar mund të zyrtarizohet gjithçka.



