Nuk po rinovon me Interin, derbi në merkato për Skriniar!
Manchester United dhe Manchester City pritet të nisin një “betejë” edhe në merkato. Gjigandët anglezë janë vënë në ndjekje të mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar i cili ashtu si edhe sezonin e kaluar, por shkëlqen me fanelën zikaltër. 23-vjeçari prej kohësh është në bisedime me klubin nga Milano për rinovimin e kontratës që përfundon më 2022, por mes palëve nuk po arrihet një marrëveshje për pagën e lojtarit. Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë klubet nga Manchesteri, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë sllovakut një kontratë të majme.



