Merkato

Igli Tare e zbuloi në vitin 2016, braziliani prezantohet nga Andaluzi

Luiz Felipe është zyrtarisht lojtar Betis Sevillas. Marrëveshja u konfirmua me një njoftim në rrjetet sociale nga klubi andaluzian.

“Nga Luiz Henrique te Luiz Felipe”, është kuptimi i videos së postuar në Twitter. Loja e fjalëve godet për me anësorin brazilian të lindur në vitin 2001. Mbrojtësi u largua nga Lazio si futbollist i lirë.  Marrëveshja ishte arritur prej disa ditësh, por sot, më në fund, erdhi edhe zyrtarizimi. Pesë sezone si bardhekaltër, pastaj lamtumira e hidhur pa rinovim. Kështu fillon një përvojë e re larg Italisë, një vend që e mirëpriti në vitin 2016. Intuita e drejtorit sportiv, Igli Tare, që e mori nga Seria D braziliane. Një sezon te Salernitana në huazim përpara se të bëhej pjesë e rëndësishme e bardhekaltërve. Luiz Felipe ka nënshkruar kontratë me Betisin deri në vitin 2027.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency