Merkato

Nuk rinovon me Porton, Casillas drejt Liverpoolit

Iker Casillas do të largohet nga Porto në fund të këtij sezoni. Lajmin e ka konfirmuar më parë vetë klubi portugez, që nuk e përballon dot pagën e lartë të portierit spanjoll. Të shumtë janë zërat që qarkullojnë për të ardhmen e tij, me në krye hipotezën e kalimit në MLS. Por sipas informacioneve më të fundit, nuk do të jetë në Amerikë e ardhmja e 36-vjeçarit, por në Premier League. Është Liverpooli i Jurgen Klopp ai që ka shfaqur interes për të pasur shërbimet e portierit, i cili me “The Reds” mund të firmosë kontratë 1-vjeçare.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency