Lajme

Nuk stërvitet prej tre ditësh, Messi mund të humbasë edhe Spanjën

Tek Argjentina janë në ankth për Lionel Messin, pasi humbi miqësoren me Italinë, e fituar 2-0 nga përfaqësuesja “albiceleste”, 30-vjeçari mund të mungojë edhe në testin e radhës kundër Spanjës, që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Wanda Metropolitano” të Madridit.

Messi nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit gjatë seancës stërvitore në “Valdebebas”, duke qëndruar në hotel bashkë me futbollistët e tjerë që luajtën kundër Italisë.

“Ylli” i Barcelonës mungoi ndaj të kaltërve për shkak të një lodhjeje muskulore, por mundësia që të jetë në fushë të martën mbetet e hapur. Gjithsesi është fakt që Lionen Messi nuk është stërvitur për tri ditë radhazi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency