Nuk “u pa” te Partizani, Edgar Çani prezantohet te Vibonese
Vetëm pak ditë pasi ndërpreu me konsensus marrëveshjen me Partizanin, Edgar Çani u zyrtarizua te skuadra e tij e re në Itali. Bëhet fjalë për Vibonesen, që militon në Serinë C. Sulmuesi shtatlartë, i cili nuk la shenjë te të kuqtë, beson se do të jetë pikë referimi te kjo skuadër.
“Kam shumë dëshirë për të bërë mirë. Niveli i tretë i futbollit italian është i vështirë dhe duhet ta nisim me këmbën e mbarë.”
Çani më pas shpjegon karakteristikat e tij.
“Jam sulmues i parë dhe kam centimetrat për ta bërë më së miri më këtë rol. Shërbej shumë për shokët e ekipit dhe preferoj lojën ajrore. Në karrierën time kam ditur gjithmonë t’i marr përgjegjësitë. Vij me shumë entuziazëm në këtë aventurë të re. E di mirë se çfarë presin tifozët e Viboneses. Zakonisht nuk bëj premtime. Duhet të punojmë fort, të gjithë bashkë, për të arritur objektivat.”



