Futboll

Nuk u paraqit në finalen e Kupës, Disiplina përjashton Apoloninë

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të analizuar sjelljet josportive në kompeticionet futbollistike në vend, teksa vëmendja maksimale ishte te Finalja e Kupës së Shqipërisë për Femra.

Vllaznia dhe Apolonia ishin skuadrat që do të diskutonin këtë trofe, por fieraket nuk u paraqitën në stadiumin “Air Albania”, duke humbur kështu ndeshjen në tavolinë 3-0, ndërsa Komisioni i Disiplinës vendosi t’i përjashtojë edhe nga sezoni pasardhës dhe t’i dënojë me 200 000 lekë gjobë.

Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës

Lojtari i KF Sopoti, Vilson Mziu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Tërbuni, Izmirald Osmani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Korabi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Akademia AAS U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Turbina U-19, për shkak të dështimit në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër FK Tomori U-19, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Lojtari i Tirana B U-19, Edjon Gjashta, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Vora U-19, Elio Sulaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Kastrioti U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Studenti U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Zyrtari i A.F.Bajrami U-17, Kastriot Peqini, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Durrësi 04 U-17, Kaimak Druga, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Apolonia – Femra, për braktisjen e ndeshjes finale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë Femra, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 32.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara në sezonin pasardhës dhe dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/d të KDS, gjoba të aplikohet në masën 5%.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency