Kategoria Superiore

Nuk u përshtat me futbollin shqiptar, Dominguez largohet nga Partizani

Pas vetëm 6 muajsh në Tiranë, Partizani i ka dhënë duart mbrojtësit nga El Salvadori, Roberto Dominguez. Futbollisti 23-vjeçar iu bashkua ‘të kuqve” në muajin janar, por nuk arriti të përshtatet me futbollin shqiptar dhe e pa fushën e lojës vetëm një herë për pak minuta.

Dominguez nuk bënte pjesë në planet e Ilir Dajës, ndaj edhe u pa e arsyeshme të ndërpritej bashkëpunimi mes palëve, teksa lajmin zyrtar e dha vetë klubi i kuq pasditen e sotme nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale.

Mbrojtësi nga El Salvadori bëhet futbollisti i parë që largohet nga “të kuqtë” pas përfundimit të sezonit, teksa në ditët në vijim pritet të lënë Partizanin edhe futbollistë të tjerë, të cilëve u përfundon kontrata.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency