Futboll

“Numri 10 më i mirë që ‘Camp Nou’ ka parë”, Eintracht Frankfurt tallet me Barçën dhe Messin

Barcelona u eliminua mbrëmjen e së mërkurës nga Europa League në raundin e çerekfinaleve, pas humbjes me rezultatin e përgjithshëm 4-3 në dy takimet kundër Eintracht Frankfurt.

Filip Kostic ishte ylli i mbrëmjes në këtë përballje, ndërsa pas ndeshjes klubi gjerman ka thumbuar katalanasit duke e cilësuar serbin si “numrin 10 më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Camp Nou”, pra duke ulur në të njëjtën kohë edhe legjendën e klubit “blaugrana”, Lionel Messin.

Kostic ishte lojtari kryesor në përballjen në Camp Nou ndaj spanjollëve, duke shënuar dy herë dhe duke dhënë një asistë në tre golat e gjermanëve, përpara se Busquets dhe Depay të shënonin për Barçën.

Eintracht Frankfurt e quajti mesfushorin si një lojtar më të mirë se Messi dhe në një reagim në faqen zyrtare në “Twitter” shkruan: “Me shumë mundësi numri 10 më i mirë që ky stadium ka parë ndonjëherë…”

Ndërsa postuan edhe një video të Kostic duke u treguar fanellën e tij turmës, mënyrë kjo se si Messi festonte pasi shënonte kundër Real Madridit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency