Bundesliga

Nurnberg shpërdoron, Schalke merr një pikë të “artë”

Barazim 1-1 mes Nurnberg dhe Schalke 04 në sfidën që hapi javën e 29-të të Bundesligës. Sa shumë raste të shpërdoruara sidomos nga vendasit. Në fundit e pjesës së parë Nurnberg humbi edhe 1 penallti me Behrens. Në fraksionin e dytë pas shumë mundësive të arta të çuara dëm nga të dyja skuadrat sidomos nga Nurnberg që hasi edhe në rezistencën e portierit të Schalkes Nubel. Megjithatë goli me kokë i japonezit Kubo në minutën e 83-të krijoi iluzionin e fitores për vendasit por vetëm disa sekonda më vonë mbrojtësi serb Nastasic vendosi sërish baraspeshën duke i dhënë një pikë me shumë vlera Schalkes në garën për mbijetesë ndërkohë që Nurnberg edhe pse mori rezultatin e tretë pozitiv radhazi vazhdon të mbetet në vendin e 17-të, pozicion që e rrëzon nga kategoria.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency