Objektivi i mbrojtjes, Tuchel insiston për rikthimin e kampionit të Europës
Ben Chilwell ka mbyllur sezonin dhe Chelsea po kërkon prej ditësh për zëvendësuesin e tij. Mbrojtësi i majtë pësoi një dëmtim të rëndë në duelin e Champions League kundër Juventusit.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

25-vjeçari anglez ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në ligament dhe do të rikthehet në verën e ardhshme. “Blutë e Londrës” tentuan afrimin e Lucas Digne, por Evertoni ka kërkesa të larta.
Klubi nga Liverpuli kërkon 30 milionë paund për të lënë të lirë anësorin francez dhe kërkon shitjen e menjëhershme të tij. Te Chelsea nuk janë dakord dhe po insistojnë për rikthimin e Emerson Palmierit.
Kampioni i Europës me kombëtaren italiane, është huazuar për një sezon te Lyon, por Chelsea kërkon ta rikthejë menjëherë në “Stamford Bridge”. Drejtuesit e klubit francez kanë refuzuar propozimin nga Londra.
Gjithsesi, Tuchel kërkon të ketë përsëri në ekip Emerson Palmierin dhe drejtuesit e Chelsea nuk dorëzohen dhe janë gati të kompensojnë ekonomikisht Lyon me synimin e rikthimit të parakohshëm të lojtarit italian.
Quiz Cat: No Quiz found



