Premier League

Objektivi i United për mesfushën, Rangnick në sulm për të bindur zviceranin

Manchester United po kërkon me ngulm Denis Zakaria. Mesfushori shkatërrues zviceran, i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, po luan sezonin e fundit me M’Gladbach.

25-vjeçari bëri publik vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën me klubin gjerman, që është i detyruar ta shesë në këtë seksion të merkatos për të mos e humbur me parametra zero në qershor.

Ralf Rangnick e njeh shumë mirë dhe dëshiron ta ketë menjëherë në ekipin e tij, ndërkohë që drejtuesit e M’Gladbach kërkojnë 6-7 milionë euro për ta lënë të lirë.

Trajneri gjerman i “Djajve të Kuq”, po negocion me agjentin e Zakaria dhe po përgatit një ofertë tunduese për të fituar konkurrencën me Borussia Dortmund, Juventus dhe Liverpool.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency