La Liga

Objektivi primar për sulmin, Barcelona ndan veç milionat për yllin e Liverpool

Barcelona ka nevojë për merkato për të qenë përsëri ekipi konkurrues me të cilin jemi mësuar. Xavin e pret një punë e madhe përpara, por trajneri i ri ka nevojë për prurje të reja dhe po mendon edhe për sezonin e ardhshëm.

Shumë emra lidhen me klubin katalanas dhe njëri prej tyre është Roberto Firminho. Sulmuesi brazilian është pjesë e Liverpool prej vitit 2015 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

30-vjeçari ka shënuar 7 gola këtë sezon me ekipin e Jurgen Klopp. Mediet spanjolle raportojnë se drejtuesit e Barcelonës po përgatisin një ofertë prej 20 milionë eurosh për në merkaton e verës.

Një propozim që pritet të tundojë “The Reds”, të cilët në mungesë të rinovimit do të detyrohen ta shesin për të mos e humbur sulmuesin latin me parametra zero në vitin pasardhës.

Xavi e pëlqen shumë Firminhon, të cilin e sheh si lojtarin me karakteristikat ideale për futbollin që dëshiron të praktikojë tek ekipi i zemrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency