La Liga

Oblak-Atletico, arrihet marrëveshja paraprake për rinovimin

Atletico Madrid nuk dëshiron të humbasë Jan Oblak. Sipas “AS”, “Los Colochoneros” dhe portieri do të zyrtarizojnw në fund të këtij sezoni rinovimin e marrëveshjes mes tyre. Po sipas gazetës spanjolle, palët, për momentin, kanë gjetur vetëm akordin paraprak mes tyre për vazhdimin e bashkëpunimit. Gjithashtu, klauzola në kontratën e re të portierit, mësohet se do të jetë 200 milionë Euro. Oblak iu bashkua Atleticos së Madridit në verë të 2014-ës, pasi “Los Colchoneros” humbën Courtois, i cili u rikthye te Chelsea pas huazimit disavjecar në La Liga. Për portierin slloven drejtuesit e Atleticos shpenzuan 16 milionë euro, shuma më e madhe e paguar për një portier në La Liga.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency