Futboll

Odegaard kapiten, Gabriel Jesus tregolësh, Arsenali është “flakë”

Arsenali, i pandalshëm jo vetëm në merkaton verore… “Topçinjtë e Londrës” mundën Sevillan në finalen e “Emirates Cup”, me rezultatin e thellë 6-0.

Aventura e Martin Odegard si kapiten nisi në mënyrën e duhur. Gjithashtu Gabriel Jesus shkëlqeu përsëri me tregolësh spektakolar. Braziliani është shfaqur në formë fantastike në miqësoret e zhvilluara me ekipin e ri, ku në pesë ndeshje deri më tani ka shënuar shtatë gola. Bukayo Saka shënoi dy gola dhe Eddie Nketiah vulosi rezultatin përfundimtar 6-0.

Sezoni i ri i Premier League fillon me 5 gusht dhe Arsenali do ta nisë në transfertë me Crystal Palace.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency