Premier League

Oferta e biznesmenit ganez, Abramovich duhet të vendosë

Nëse Oscar Wilde do të ringjallej dhe do të lexonte lajmet për shitjen e Chelsea-t, ka gjasa që ai të mos e ndryshonte thënien e tij më të famshme: “Në ditët e sotme, njeriu di çmimin e gjithçkaje dhe vlerën e asgjëje”. Një thënie që po i rrotullon kokën edhe Roman Abramovichit, ende pronar i Chelsea-t, i cili javën e fundit ka marrë oferta të shumta për klubin londinez.

E fundit ka qenë e një biznesmeni dhe politikani “të guximshëm” ganez të quajtur Andy Owusu, i cili e bëri pasurinë falë minierave të arit. Oferta e tij për ekipin londinez është publikuar në rrjetet sociale. Në letër, Owusu bën me dije se oferta e tij zyrtare për Chelsean është 3.1 miliardë dollarë ose 2.8 miliardë euro.

Në të njëjtën letër, biznesmeni ganez sqaron se është ende në pritje të një përgjigjeje: “Presim përgjigjen tuaj…”. Por oferta e Owusu nuk është oferta e parë që ka marrë Abramovich. Manjati rus hodhi poshtë të martën ofertën e parë të biznesmenit zviceran Hanjörg Wyss që ishte rreth 3,000 milionë euro, sipas Reuters.

Në total, janë rreth dhjetë kandidatë për të blerë Chelsea-n, siç raportohet nga “Sky Sports”. Blerja e këtij klubi paraqet një mundësi për shumë biznesmenë të për t’u bërë të njohur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në pjesën tjetër të botës, siç ndodhi me Abramovichin 19 vjet më parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency