Oferta e Mourinhos, mbi 100 milionë euro për Hazard
Një lajm i bujshëm i merkatos vjen nga Anglia dhe lidhet me të ardhmen e Eden Hazard. Sipas “Sun”, në përfundim të sezonit aktual, futbollisti belg mund të largohet nga Chelsea për të veshur fanellën e Manchester United. 26-vjeçari mbetet një objektiv i rëndësishëm edhe për Realin e Madridit, por ditët e fundit ka dalë në skenë Mourinho, i gatshëm për të bërë një çmenduri për të. “Djajtë e Kuq” raportohet se janë të predispozuar të shpenzojnë 90 milionë stërlina (mbi 100 milionë euro) për futbollistin, për të bindur drejtuesit londinezë që ta lënë të lirë. Mbetet për t’u parë se si do të të zhvillohen ngjarjet, pasi për një lojtar si Hazard klube të tjera të mëdha mund të shpenzojnë për shumë se 100 milionë.



