Oferta shokuese e PSG, 170 milionë për Milinkovic-Savic
Ofertë shokuese nga PSG për futbollistin e Lazios Milinkovic-Savic. Klubi nga kryeqyteti francez është gati të shpenzojë 170 milionë euro për mesfushorin serb, i cili ka shkëlqyer gjatë pjesës së parë të sezonit me bardhekaltrit. Lajmi nuk vjen nga Parisi, por nga operatorë të merkatos pranë presidentit Lotito. Është folur shpesh muajt e fundit për ineteresimin e dy skuadrave të Manchesterit, United dhe City, apo edhe të Barcelonës e Juventusit, por ndërhyrja e PSG është më shumë se prepotente. Lazio po reziston aq sa është e mundur, ndëra Igli Tare u është shmangur gjithmonë pyetjeve rreth të ardhmes së futbollistit. Trajneri Inzaghi dhe drejtuesit e Lazios kanë frikë se zërat e merkatos mund ta shpërqendrojnë 22-vjeçarin apo të destabilizojnë ambientin. Te Lazio mendojnë se deri në përfundim të sezonit aktual Milinkvic-Savic duhet “shfrytëzuar” për arritjet e objektivave, për të qenë më pas të hapur ndaj ofertave serioze. Mirëpo 170 milionë euro është një shumë që t’i prish lehtësisht planet.



