Ofertë e parezistueshme nga Anglia për Dembelenë
Barcelona po bën të gjitha përpjekjet që të rinovojë kontratën e Dembélésë, por me kalimin e ditëve duket se do të jetë e pamundur që francezi të hedhë të zezën mbi të bardhë. Përfaqësuesi i lojtarit i ka kërkuar klubit të Barçës më shumë kohë për të vendosur për ofertën, por bordi i drejtorëve i ka dhënë tashmë një ultimatum që përfundon në mes të muajit dhjetor.
Ndërkohë po vijnë të tjera oferta për sulmuesin 24-vjecar. Klubi i fundit i interesuar për blerjen e Dembelesë është Tottenhami. Sipas “EL Mundo Deportivos”, drejtuesit e klubit londinez i ofrojnë pagë më lë lartë dhe se do të jetë një pjesë kyçe në projektin e tij. Drejtori sportiv i Tottenhamit, italiani Fabio Paratici, e ka tunduar që kur punonte tek Juventusi dhe tani ëndërron të realizojë dëshirën e tij për ta blerë sulmuesin anësor francez.



