Merkato

Ofertës së Newcastle për Vlahovic nuk mund t’i afrohet askush

Klubi i Newcastle në Premier League, duket më i vendosur se kurrë për të blerë sulmuesin serb të Fiorentinës, Dusan Vlahovic. Për të mposhtur konkurrencën e skuadrave të tjera, drejtuesit e “Magpies” janë të gatshëm të bëjnë një ofertë shumë të lartë, që do ta detyronte klubin vjollcë të “dorëzohej” që në janar.

Në fakt, presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, ka kërkuar 80 milionë euro për lojtarit, të cilin është i gatshëm të lejojë të largohet në merkaton e verës, por në Angli nuk duan të presin kaq gjatë për shkak të formës së dobët që po kalon skuadra (renditet e parafundit me vetëm 10 pikë në 17 ndeshje), ndaj e kanë rritur ofertën në 100 milionë euro.

Arsenali, Tottenhami, Manchester City, Juventusi apo Atlético e Madridit gjithashtu kanë shfaqur interes për 21-vjeçarin, por vështirë se mund t’i afrohen shumës së propozuar nga pronarët arabë të Newcastle.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency