Sport

Olimpiada Dimërore e 2026-ës shkon në Itali, fiton kandidatura Milano-Cortina

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi sot se për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2026, ka fituar kandidatura italiane e Milano-Cortinës.

Gjatë votimit në ditën e sotme, kandidatura italiane mori mbështetjen me 47 vota, kundrejt 34 votave të marrë nga kandidatura nordike e Stokholm-Aare.

Ky është një lajm, mjaft i mirë për sportin dhe ekonominë italiane, pasi aktiviteti pritet të sjellë një qarkullim parash prej më tepër se 2 miliardë eurosh.

Italia do të presë kështu për herë të katërt Lojërat Olimpike, pas Cortinës më 1956-ën, Romës më 1960-ën dhe Torinos më 2010-ën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency