Olympiacos fiton në Selanik dhe merr titullin e tretë kampion radhazi
Olympiacos i Pireut fiton titullin kampion në Greqi, Kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi, skuadra e periferisë së Athinës mbyll llogaritë dhe fiton titullin kampion për herë të 47 në historinë e futbollit grek.
Vendimtare ishte fitorja në transfertën ndaj Paok-ut në Selanik, ku skuadra nga Pireu ia doli të triumfojë 1-2 dhe të shkëputet në krye me 16 pikë më shumë se vendi i dytë, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund.
Ky është titulli i tretë radhazi për Olympiacosin dhe në të njëjtën kohë i 47-i në histori, me skuadrën nga Pireu që konfirmon forcën në kampionatin grek, pasi ka fituar 27 tituj më shumë se Panathinaikos dhe 35 më shumë se AEK i Athinës.
47 Πρωταθλήματα και Συνεχίζουμε Να Ονειρευόμαστε! / 47 Championships and We Keep On Dreaming! 🔴⚪️🏆🦁#Olympiacos #Champions #GreekChampions #Olympiacos47 #slgr #Greece #Piraeus #WeLovePiraeus #Football #WeKeepOnDreaming pic.twitter.com/WIqMI2wmBs
— Olympiacos FC (47🏆) (@olympiacosfc) May 4, 2022



