Europa League

Olympiacosi me një shqiptar në Londër, për përmbysjen e madhe!

Olympiacosi do të udhëtojë drejt Londrës ku të enjten do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Arsenalit në raundin e 1/16 të Europa League. Skuadra greke do të ketë një forcë më shumë në këtë sfidë ku e pret një mision shumë i vështirë. Ditën e sotme, Olimpiacos ka zyrtarizuar edhe listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj topçinjve. Ajo që bie në sy është ftesa për në ekipin e parë të Emiliano Bullarit. Sulmuesi i Shpresave kuqezi është pjesë e ekipit të rinjve të Olimpiacos, por me paraqitjet e tij ka bindur dhe tashmë ka fituar hapësira në ekipin A. Në fakt, 18-vjeçari pritej të ishte prezent që në ndeshjen e parë, megjithatë mundësia është shfaqur sërish dhe Bullari do shpresoj të ketë minuta në dispozicion.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency