OM rikthehet te fitorja dhe blindon vendin e 2-të!
Pas dy barazimeve radhazi Olympique Marseille u rikthye te fitorja në Ligue 1, duke blinduar vendin e dytë në kampionat. Skuadra e Andre Villas Boas triumfoi me shifrat 0-2 në transfertën ndaj St Ettiene, sfidë që mbylli javën e 23-të të Ligue 1. Golat e Payet dhe Radonjic e ngjitën OM në kuotën e 46 pikëve, 12 më pak se kryesuesit e PSG. Objektivi i Marseille në këtë sezon është pikërisht vendi i dytë për të siguruar kualifikimin direkt në fazën e grupeve të Champions League për sezonin e ardhshëm. Ndryshe nga Marseille ngeci në shtëpi Lyon që barazoi 0-0 në sfidën shtëpiake ndaj Amiens.



