Itali

Onana apo Handanovic? Inzaghi i jep fund dilemave për numrin 1 të portës zikaltër

Simone Inzaghi është shfaqur mjaft i lumtur në konferencën për shtyp para nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri, ndërsa ka theksuar se portieri numër 1 i Interit pavarësisht transferimit të Andre Onanas, do të mbetet Samir Handanovic.

Titullar niset Handanovic, pasi e meriton për atë që ka bërë sezonin e fundit dhe gjithë vitet këtu te Interi. Onana përfaqëson të ardhmen e Interit, pasi është një portier me cilësi dhe do të ketë mundësi t’i tregojë ato në fushën e lojës”, deklaroi tekniku zikaltër.

Kujtojmë se për sllovenin ka pasur kritika në sezonin e kaluar teksa është konsideruar fajtor në disa gola të pësuar, megjithatë pavarësisht këtyre apo edhe moshës 37-vjeçare, trajneri Inzaghi ka vendosur t’i dhurojë besim të plotë dhe t’i japë sërish një rol protagonisti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency