Operacioni del me sukses, Ngoo ka një mesazh për popullin bardheblu
Michael Ngoo u dëmtua në gju në derbin e 23 dhjetorit ndaj Partizanit, takim të cilin bardheblutë e Orges Shehit e fituan 2-1 falë golit të Redon Xhixhës në minutën e 100-të.
Sulmuesi anglez u dëmtua në minutat e fundit, teksa sot i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në gju. 29-vjeçari ka bërë një postim në “Instagram”, aty ku thekson se operacioni ka dalë me sukses.

“Operacioni në gju u krye me sukses falë Zotit. Humbja e sotme do të kthehet në fitore nesër. Ecim përpara”, shkruan sulmuesi anglez i 25 herë kampionëve të Shqipërisë.
Ngoo ka shënuar 4 gola në Abissnet Superiore me Tiranën në këtë sezon. Ai do të humbasë disa ndeshje, teksa klubi kryeqytetas afroi brazilianin Devid në merkaton e janarit.
Quiz Cat: No Quiz found



