Operohet Bonaventura, ja kur pritet kthimi në fushë
Giacomo Bonaventura është operuar me sukses në një klinikë në Pittsburgh, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi është dhënë nga bashkëshortja e mesfushorit të Milanit dhe përfaqësueses italiane, e cila ka falënderuar stafin mjekësor për përkujdesjen.
“Operacioni përfundoi me sukses. Falënderojmë mjekët që punuan për operacionin e Giacomos dhe të gjithë që na kanë mbështetur këto ditë”, deklaroi bashkëshortja e mesfushorit.
Ndërkohë, bashkë me përfundimin e operacionit, kanë dalë edhe afatet e para të rikuperimit të plotë të Bonaventurës, i cili sipas parashikimeve, pritet të kthehet në fushë pas 8-9 muajsh.



