Serie A

Operohet Chiellini, Juve zbulon detajet dhe kohën e rikuperimit

Giorgio Chiellini e nisi kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar golin që i dha fitoren Juventusit në ndeshjen hapëse të Serisë A, por vetëm pak ditë më vonë pësoi një dëmtim të rëndë, që do ta mbajë për shumë kohë jashtë.

Bëhet fjalë për një këputje të ligamenteve të kryqëzuara në gjurin e djathtë, ndërsa klubi bardhezi njoftoi sot se mbrojtësi dhe kapiteni iu nënshtrua një operacioni në Austri dhe tani ka nisur fazën e rikuperimit.

“Giorgio Chiellini iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të rikuperuar ligamentin e dëmtuar të gjurit të djathtë,. Operacioni u krye në klinikën Hochrum, në Innsbruk të Austrisë, nga profesor Christian Fink, në prezencë edhe të mjekëve të klubit tonë. Tani ka nisur faza e rikuperimit, që parashikohet të zgjasë rreth 6 muaj”, thuhej në komunikatën e Juventusit.

Për shkak të dëmtimit, Chiellini nuk u përfshi në listën e UEFA-s për ndeshjet e grupeve të Champions Leagues, ndërsa në klubin bardhezi ka optimizëm për rikuperimin e plotë të kapitenit në muajin mars.

Pikërisht atëherë është faza më e nxehtë e sezonit, me fazën finale të Championsit, por edhe kampionatit, ndaj Chiellini do të jetë si një vlerë e shtuar, por fillimisht duhet të bëjë tifo që bardhezinjtë të jenë plotësisht në garë për të triumfuar në këto kompeticione.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency