Kategoria e Parë

Optimizëm te Dinamo: Ringrihemi dhe fitojmë Kupën, do bëjmë blerje cilësore

Sezoni i fundit ishte për t’u harruar te Dinamo. Pavarësisht se 18 herë kampionët e Shqipërisë u rikthyen me entuziazëm në elitë dhe investuan për një ekip që pretendonte minimalisht Kupa e Europës, në fund ndodhi rikthimi në të Parën.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit kryeqytetas nuk e kanë humbur besimin dhe optimizmin, dhe me anë të një njoftimi për shtypin deklarojnë se objektivat janë rikthimi në Superiore dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë, teksa theksojnë se së shpejti do të emërohet trajneri i ri i skuadrës.

NJOFTIM PËR SHTYPIN

Drejtuesit e Klubit miratojnë Strategjinë dhe Politikën Ekonomike.

Ju bëjmë me dije se FC Dinamo ditën e djeshme ka bërë analizën e strukturës dhe sezonit që lamë pas. Gjithashtu duke mbyllur zyrtarisht në aspektin sportiv sezonin futbollistik 2021-2022.

* Ekipi do të grumbullohet për të nisur sezonin e ri në datën 10.07.2022 me objektivin e vetëm, pretendent për fitimin e titullit të Kategorisë së Parë dhe për të tentuar Kupën e Shqipërisë në sezonin 2022/2023.

Pas një analize të gjatë kemi vendosur që një pjesë e mirë e lojtareve do të jenë në projektin Dinamo për sezonin e ri. Vendim ky i marrë duke pasur parasysh vlerat, eksperiencën, moshën dhe perspektivën e tyre.

Sqarojmë se po punohet për forcimin e skuadrës me afrime cilësore dhe lojtarë të perspektivës që do të pasqyrojnë filozofinë dhe vlerat Dinamovite. Jemi duke punuar për të zgjedhur trajnerin që t’i përshtatet sa më shumë filozofisë së Dinamos. Shumë shpejt do të zyrtarizojmë edhe emrin e tij.

* Gjithashtu referuar disa lajmeve që qarkullojnë nëpër media të cilat flasin për luftë nervash mes lojtarëve dhe klubit, apo diskutime paga të prapambetura, ose më keq akoma, që tek FC Dinamo me mënyrë të njëanshme mund të largohesh i lirë dhe pa obligime, duhet të bëjmë me dije se këto burime nuk janë aspak të vërteta.

FC Dinamo është përgjigjur dhe do t’i përgjigjet me përpikmëri të gjitha kontratave të depozituara në FSHF dhe FIFA.

* Presidenti z.Adrian Bardhi dhe z.Kristjan Gjidodaj kanë vendosur prioritete afatshkurtra dhe afatgjata,

por prioriteti kryesor është që brenda dy viteve në vijim do kemi shtëpinë tonë, ku krahas kompleksit sportiv me kushte moderne do kemi edhe konviktin për akomodimin e lojtarëve të talentuar të cilët do të përfitojnë bursa nga klubi.

Kjo sfidë, ku synojmë dhe pretendojmë do të thotë të kemi akademi të niveleve të larta në të gjitha pikëpamjet, ku objektiv do të jetë zhvillimi i lojtarëve për tregun europian dhe atë vendas. Në projektin afatgjatë brenda pesë vjeçarit do të jetë edhe stadiumi jonë.

Do të investojmë shumë tek burimet njerëzore, si themel i fortë i ringritjes Dinamovite e cila meriton të ketë në gjirin e saj njerëz me cilësi njerëzore dhe profesionale të spikatura.

Do krijojmë politika të duhura për riorganizimin e tifozerisë dhe fan klubeve te FC Dinamo”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency