Champions League

Optimizmi i Bekajt: S’kanë ku ikin, besoj shumë te kualifikimi (video)

Tirana u ndie me fat kur goglat gjatë shortit të Champions League e vunë përballë Dudelange të Luksemburgut në raundin e parë kualifikues. Megjithatë në ndeshjen e parë bardheblutë u mposhtën 1-0 e tashmë duhet të përmbysin shifrat në “Air Albania”, më 12 korrik, për të vijuar më tej. “Gardiani” Visar Bekaj, në intervistën për Albana Bejkon, tha se bardheblutë kanë reflektuar dhe kanë një panoramë më të qartë për kundërshtarin.

“Besoj që në ndeshje edhe humbet apo kur fiton, mëson prej saj. Nuk e njihnim kundërshtarin dhe nuk kemi mundur të gjejmë pamje sesi luajnë, por tani kemi një pasqyrë shumë të mirë për mënyrën e lojës së tyre. Do t’i qasemi lojës për ta fituar.”

Trajneri Orges Shehi ka dyshime për aktivizimin e Najdovskit, i cili ka shfaqur shqetësime në gju që pas ndeshjes së parë në Luksemburg. Gjithsesi. Bekaj mendon se Tirana ka një stol luksi dhe nuk duhet të frikësohet nga mungesa e mbrojtësit nga Maqedonia e Veriut.

“Shpresoj që Najdovski të rikthehet, sepse çdo lojtar është i rëndësishëm për ekipin, por edhe zëvendësuesit i kemi shumë më mirë dhe do ta zëvendësojnë në mënyrën më të mirë.”

Sa u përket shanseve për t’u kualifikuar, Bekaj flet me nota të larta optimizmi.

“Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, por të them të drejtën besoj shumë, s’kanë nga na ikin.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency