Lajme

Ora 13:30, Ballkani-Drita, vendasit duan pikët e mbijetesës, “Intelektualët” për vazhdimësinë

Fitorja e Llapit ndaj Prishtinës i dha mundësi Feronikelit që të shkëputej edhe më shumë në tabelën e klasifikimit para përplasjes së madhe mes dy kryesuesve të IPKO Superligës së Kosovës. Per ta ndezur edhe më shumë garën për titull kontribuoi akuza e klubit nga Drenasi ndaj FFK-së, se po ndihmon në mënyrë të padrejtë financiarisht skuadrën kryeqytese.

Prishtina-Feronikeli do të luhet këtë të mërkurë, në orën 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të përmbyllur javën e 21-të, që, në fakt, e ngre siparin sot, në orën 13:30, me ndeshjen Ballkani – Drita.

Humbja minimale në fushën e Ferizajt e ka komplikuar jo pak pozicionin e ekipit nga Theranda, që aktualisht është shumë pranë zonën së ftohë, ose më saktë ka grumbulluar 27 pikë, 1 më shumë se Flamurtari. Nga ana tjetër, Drita udhëton në këtë transfertë me moral të lartë, pas suksesit të arritur në Gjilan me Drenicën në minutat e fundit.

Parashikohet një luftë e fortë sportive dhe impenjim maksimal nga të dyja skuadrat, sidomos nga Ballkani, që luan para publikut të vend dhe i ka më emergjente pikët.

4 takimit të tjera të javës së 21-të do të luhen të mërkurën, në orën 13:30, duke i paraprirë sfidës së titullit mes Prishtinës dhe Feronikelit.

 

Sot, ora 13:30

Ballkani – Drita

E mërkurë, ora 13:30

Drenica – Flamurtari

Ferizaj – Kek-U

Gjilani – KF Llapi

Trepca 89 – Liria

Prishtina – KF Feronikeli (ora 17:00)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency