Lajme

Ora 13:30, Prishtina luan derbin me Flamurtarin, Feronikeli do fitoren në Prizren

Java e 18-të e IPKO Superligës së Kosovës mbyllet këtë të hënë me dy ndeshjet e fundit, Flamurtari-Prishtina dhe Liria-Feronikeli. Në bazë të rezultateve që do të dalin nga këto dy sfida, mund të ketë edhe rokadë në krye të klasifikimit. Prishtina kryeson me 40 pikë, ndërsa Feronikeli ka grumbulluar vetëm një pikë më pak, 39. Kujtojmë që me fitoren 0-3 në fushën e KEK-ut presion dy kryesuesve po u bën edhe Llapi.

Sa i përket derbit të kryeqytetit, Flamurtari-Prishtina, ai do të zhvillohet në orën 13:30, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku edhe interesimi i të dyja tifozërive pritet të jetë më i madh.

Flamurtari nuk ka fituar kundër Prishtinës nga viti 2009-të, megjithëse nga 38 përballje të pasluftës, Flamurtari ka fituar 6 përkundër 22 sukseseve të Prishtinës, ndërsa 10 takime kanë përfunduar në barazim.

Me interes pritet edhe përballja tjetër e orës 13:30, mes Lirisë dhe Prizrenit, ku luftohet për objektiva të ndryshëm. Skuadra nga Drenasi e ka mposhtur 4-2 Lirinë në përplasjen e fazës së parë, por vendasit këtë radhë do të bëjnë të pamundur për të marrë pse jo edhe fitoren, që do t’u vlente shumë për t’iu larguan zonës së ftohtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency