Ora 14:00, Vllaznia – Lushnja, sfidë mbijetese në “Loro Boriçi”
Kategoria Superiore rikuperon sot, në orën 14:00, ndeshjen e prapambetur të javës së 10-të tw Kategorisw Superiore, Vllaznia – Lushnja, që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Një sfidë e e hapur mes dy skuadrave që mbyllin klasifikimin e përgjithshëm dhe që ndahen me vetëm një pika nga njëra-tjetra. Skuadra shkodrane, që vjen pas dy humbjeve radhazi, me Skënderebun në Korçë dhe Teutën në Durrës, ka rastin më të mirë për të kthyer faqe me trajnerin Ernest Gjoka, i cili ende nuk e ka shijuar fitoren në drejtimin e “kuqebluve”. Në një situatë kaq të vështirë, klubi i Vllaznisë ka kërkuar mbështetjen masive të tifozëve, duke aplikuar çmime të ulëta për biletat në “Loro Boriçi”. Nuk paraqitet më e mirë gjendja në kampin lushnjar, sidomos pas humbjes në shtëpi me Flamurtarin. Sikurse Gjoka, edhe Hysen Dedja kërkon pikët e para në krye të Lushnjës. Një shkodran që kërkon t’i marrë pikë Vllaznisë pikërisht në stadiumin ku ka spikatur si futbollit dekada më parë. Kjo sfidë nuk do të mungojnë në ekranin e Supersport, pikërisht në kanalin 3.



